Manchester City nuk dorëzohet, kërkon të rrëmbejë Messin në janar
Manchester City me shumë mundësi do të rikthejë interesimin për Lionel Messin në muajin janar. “Qytetarët” humbën shansin për transferimin e argjentinasit gjatë verës, pasi u përfol se argjentinasi do të largohet nga katalanasit.
Marrëdhëniet mes tij dhe klubit spanjoll vijojnë të mos jenë në nivelin më të mirë të mundshëm. Pep Guardiola është shumë i interesuar për ta pasur sërish në skuadër, ndaj dhe nuk përjashtohet mundësia që të ndodh që në janar.
Një tjetër fakt që e bën edhe më të mundshëm këtë lëvizje është edhe kontrata e argjentinasit që përfundon në fundin e sezonit, ndaj dhe mund të largohet me kosto zero. Humbja e një prej futbollistëve më të mirë në botë pa asnjë euro do të ishte një humbje katastrofike për katalanasit që po kalojnë një moment të vështirë pas pandemisë. Messi ka shënuar 640 gola në 741 ndeshje me skuadrën e Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/