Manchester City nuk ndalet në merkato, piketon yllin e Atleticos
Erling Haaland nuk do të jetë investimi i vetëm i Manchester City-it gjatë kësaj vere. Pep Guardiola duket se ka vënë në shënjestër një tjetër yll. Dëshira e trajnerit të kampionëve të Anglisë për merkaton e verës duket se është Joao Felix i Atletico Madrid, i cili konsiderohet si pjesa që i mungon Qytetarëve.
Megjithatë, transferimi i mundshëm i portugezit në Premier League duket se është i lidhur me dy largime të rëndësishme në shtëpinë e City-t, atë të Raheem Sterling dhe atë të Gabriel Jesus.
Edhe pse u transferua për 127 milionë euro në vitin 2019, rendimenti i portugezit ka rënë ndaj dhe vlera e tij në merkato është më e ulët. 70-80 milionë euro mund të lënë të kënaqur trajnerin Diego Simeone.
KOHA JONË SONDAZH

