Manchester City ofron 89 milionë euro për mbrojtësin e Atleticos

Manchester City ka bërë një ofertë zyrtare te Atletico Madrid për të rrëmbyer mbrojtësin Gimenez. Gazeta “AS” raporton se skuadra angleze ka ofruar 89 milionë euro për qendërmbrojtësin uruguaian.

Atletico Madrid gjithsesi nuk ka ndërmend që të pranojë këtë ofertë, pavarësisht se është një shifër e frikshme. Los Colchoneros janë gati që të heqin dorë prej futbollistit vetëm për klauzolën prej 120 milionë euro që ka në kontratë.

Drejtori Sportiv i “qytetarëve” Txiki Beguiristain ka takuar CEO-n e Atleticos, duke i bërë propozimin prej 89 milionë eurosh dhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh. City kërkon që të formojë një skuadër të madhe për të synuar fitimin e Champions League, pasi në sezonet e fundit kanë shfaqur jo pak probleme në repartin difensiv./R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?