Manchester City pëson një tjetër humbje në Premier League, kundër Newcastle

Në një atmosferë të ndezur në “St. James’ Park”, Newcastle arriti një fitore prestigjioze 2-1 ndaj Manchester City-t. Ndeshja nisi me ritëm të lartë.  City iu afrua golit në minutën e 35-të, por Pope reagoi menjëherë duke ndalur Haaland. Një gafë e Foden në minutën e 43-të mbylli një pjesë të parë të mbushur me raste, por pa gola.

Edhe pjesa e dytë nisi me supersfidën mes Donnarumma-s dhe Woltemade-s, me portierin italian që fiton duelin në minutën e 58-të. Megjithatë, në minutën e 64-të, Barnes gjeti diagonalen perfekte dhe kaloi Newcastle në avantazh.

Reagimi i City-t erdhi katër minuta më vonë me golin e barazimit nga Dias. Por festa e “Qytetarëve” zgjati shumë pak: në minutën e 70-të, Barnes realizoi dopietën pas një aksioni të shpejtë, duke shfrytëzuar dhe traversën e Bruno Guimaraes. Me këtë gol, ish-lojtari i Leicester i dha fitoren skuadrës së Eddie Howe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tri pikët e sotme janë historike për teknikun Howe, i cili regjistron fitoren e tij të parë në Premier League ndaj Manchester City-t pas 18 sfidave pa sukses. Newcastle ngjitet në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Manchester City mbetet në 22.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?