Manchester City po përgatit një super ofertë për Haaland
Manchester City duket më i favorizuar për të marrë shërbimet e Erling Haaland 75 milionë euro norvegjezi ka klauzolën për largimin nga Borussia Dortmund dhe kjo shifër është më e ulët se vlera e tregut, ndaj edhe menaxheri Mino Raiola po tenton të përfitojë maksimalisht.
Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se për Haaland është gati një kontratë prej së cilës do të përfitojë 600 mijë euro në javë, ose ndryshe 30 milionë euro në sezon.
Sulmuesi norvegjez do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e Premier League. City ka kohë deri në fund të prillit ta transferojë Haaland, pasi më pas klauzola e largimit nga Dortmund shfuqizohet dhe më pas do të jetë gjithçka në dorën e verdhezinjve për çmimin.
KOHA JONË SONDAZH

