Manchester City projekt 10-vjeçar për të bindur Messin për transferimin
Manchester City nuk ka hequr dorë nga Lionel Messi, madje ka gati një strategji konkrete për ta bindur. Nga janari “Pleshti” do të ketë mundësi të nënshkruajë me klubin që dëshiron si lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata me Barcelonën.
Anglezët e duan kanë gati një projekt të shtrirë në një dekadë për një nga futbollistët më të mirë të historisë. Raportohet se City është gati t’i ofrojë Messit një kontratë 10-vjeçare, të ndarë në tre etapa.
Fillimisht Leo do të kalonte disa vite te skuadra e Guardiolës dhe më pas do të zgjidhte një mes tetë ekipeve të City Football Group (CFG). Neë York City janë klubi në pole nëse kjo kontratë materializohet. Të gjitha rrugët e çojnë Lionel Messin drejt Manchester City-t, teksa gjithçka pritet të mësohet pas janarit, pasi aventura nën drejtimin e Koeman nuk është se po shkon në rrugën e duhur.