Manchester City rrezikon përjashtimin nga të gjitha kompeticionet në Angli

Manchester City mund të pezullohet nga të gjitha kompeticionet në Angli nëse do të shpallet fajtorë për 115 shkeljet që akuzohet. “Qytetarët” do të përballen me akuzën për t’iu zbritur pikët, ose në rastin më të keq për të zbritur nga kategoria. Gjithashtu do të rrezikojë përjashtimin nga FA Cup dhe Carabao Cup.

Nuk ka siguri sipas “The Sun” nëse skuadra e Guardiolës do të mund të vijojë aventurën në Champions League dhe në Kupën e Botës për Klube. Media angleze shton se një zbritje pikësh nuk shihet si “dënim i mjaftueshëm” për City nëse shpallen fajtorë për shkeljet e tyre të supozuara.

SHKARKO APP