Manchester City sfidon Chelsea-n për të rrëmbyer Xavi Simons

Manchester City ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar Xavi Simons, duke synuar të prishë planet e Chelseat. Klubi londinez ka qenë në bisedime me Leipzig për mesfushorin holandez, me një ofertë prej rreth 60 milionë paund, dhe kishte marrë miratimin e lojtarit për të negociuar.

Megjithatë, Cityzens e shohin 22-vjeçarin si pasues ideal të Savinhos, i cili është në radarin e Tottenham Hotspur. Simons dëshiron të largohet nga Leipzig pas dështimit të klubit për t’u kualifikuar në garat evropiane. Sezonin e kaluar ai realizoi 10 gola dhe dha 7 asiste në 25 ndeshje të Bundesligës.

Për Manchester City, pengesa kryesore mbetet rregulli i federatës angleze mbi kuotën e lojtarëve jo-vendas, pasi ekipi i Pep Guardiolës e ka tejkaluar tashmë kufirin prej 17 futbollistësh të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?