Manchester City shkatërron Evertonin, nuk i ndahet Chelsea-t (VIDEO)

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet, teksa sot ka shkatërruar 3-0 Evertonin. Raheem Sterling hapi serinë e golave në minutën e 44-t, duke çuar “qytetarët” në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli, ndërsa në të 55-ën spanjolli Rodri shënoi një super gol nga distanca, duke dërguar topin për herë të dytë në rrjetën e Jordan Pickford.

Portieri anglez u bë disa herë hero për Evertonin, megjithatë nuk mund të bënte asgjë në minutën e 86-të përballë Bernardo Silvës, i cili e mposhti për herë të tretë dhe vulosi rezultatin 3-0, që mban Manchester Cityn në vendin e dytë, me 26 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?