Manchester United befason Juven dhe Interin, arrin akordin me talentin italian

Federico Chiesa mund të mos e shohim as te Juventusi dhe as tek Interi në sezonin e ardhshëm. Mediat angleze në orët e fundit raportonjnë se Manchester United ka arritur akordin me Fiorentinën për të blerë kartonin e talentit italian i cili do të transferohet në Premier League për 53 milionë euro.

22-vjeçari është pjesë e Fiorentinës që nga viti 2016-të kur nga akamedia e skuadrës vjollcë ju bashkua ekipit të parë. Në total në Serie A me Fiorentinën Chiesa është aktivizuar në 127 takime duke realizuar dhe 21 gola.

Djali i legjendës Enrico Chiesa, konsiderohet si një talent me potencial të madh që mund ta ndihmojë shumë skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer në të ardhmen. Pamundësia për të firmosur me yllin anglez të Dortmundit, Jadon Sancho ka bërë që United ta hedhë vështrimin nga Chiesa, i cili kushton më pak dhe ka një rrogë më të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?