Manchester United fikson çmimin e Sanchez për skuadrën e Interit
Manchester United nuk ka ndërmend që ta lërë pa përfituar gjë nga Interi, që kërkon të mbajë Alexis Sanchez. Sipas asaj që raporton “Sundey Express”, “Djajtë e Kuq” kërkojnë 16 milionë euro për të dhënë kartonin e plotë të kilianit, i cili vetëm në këtë mënyrë mund të zbresë në fushë në Europa League.
Javën që vjen ai do të duhet që të rikthehet në “Old Trafford”, ndërkohë që nëse arrihet një marrëveshje mund të udhëtojë sërish për në Milano. Sanchez ka një kontratë të pasur me United, ndaj dhe kjo lëvizje nuk është e thjeshtë nga pikëpamja ekonomike.
Një largim i mundshëm i Lautaro Martinez drejt Barcelonës, do ta linte sulmin e zikaltërve zbuluar, vetëm me Lukakun. /R.Lika-Koha Jone/