Manchester United kërkon me ngulm sulmuesin e Aston Villa-s

Manchester United po punon intensivisht për të përforcuar repartin ofensiv, me drejtuesit që janë të vendosur të sjellin emra të rinj në “Old Trafford”. Me Rasmus Højlund nën presion për të dhënë më shumë dhe Joshua Zirkzee që ende nuk ka bindur plotësisht, vëmendja është zhvendosur drejt një sulmuesi me përvojë dhe efikasitet të dëshmuar.

Sipas asaj që raporton The Mirror, objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” është tashmë Ollie Ëatkins, qendërsulmuesi i Aston Villës, i cili ka ardhur nga një sezon mbresëlënës me 17 gola të shënuar në 54 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë Premier League, Champions League dhe FA Cup.

Përkundër afrimit të Bryan Mbeumo, i cili shihet si një shtesë e vlefshme për repartin sulmues, trajneri Ruben Amorim nuk e konsideron atë si zgjidhje të mjaftueshme për qendrën e ofensivës. Prandaj, Ëatkins shihet si profili ideal për t’i dhënë skuadrës qendrën e sulmit që i mungon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester United pritet të intensifikojë kontaktet me Aston Villën në ditët në vijim, me synimin për të finalizuar me sukses marrëveshjen dhe për t’i dhënë Erik ten Hag një armë të re në repartin ofensiv për sezonin 2025/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?