Manchester United kërkon të blindojë mesfushorin goleador

Manchester United ka vetëm një garanci për momentin në repartin e mesfushës dhe ai është Bruno Fernandes. Duke marrë në konsideratë formën shumë të mirë të tij, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur menjëherë punën për rinovimin me mesfushori, pavarësisht se kontrata e portugezit përfundon në vitin 2025.

Bruno Fernandes është një element i rëndësishëm në organikën e skuadrës që aktualisht drejtohet nga Rangnick, për këtë drejtuesit dëshirojnë të sigurohen para çdo rreziku të mundshëm.

Ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës mësohet se ka kërkuar kohë për të vlerësuar situatën dhe për të marrë një vendim përfundimtar. Paul Pogba mund të largohet në verë dhe një tjetër rrezik për largim të mundshëm do të komplikonte së tepërmi repartin e mesfushës që ka shfaqur jo pak probleme.

 

 

SHKARKO APP