Manchester United kontakton Allegrin, por strategu italian befason me përgjigjen

Vetëm dy fitore në 6 ndeshjet e fundit kanë vënë në rrezik pozicionin e Ole Gunnar Solskjaer në krye të Manchester United. Në Angli ndërkohë janë ringjallur zërat për Massimiliano Allegrin, i cili shihet si kandidati i duhur për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq.

Drejtuesit e skuadrës angleze kanë kontaktuar italianin për të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës, por përgjigja e italianit ka qenë e prerë: “Faleminderit por nuk marr drejtimin e një skuadre në kampionat e sipër, pres fundin e sezonit”.

Nëse Allegri do të kishte dhënë një përgjigje pozitive, me shumë mundësi Solskjaer do të ishte shkarkuar që përpara disa javësh. E ardhmja e Allegrit gjatë kësaj periudhe u lidh edhe me stolin e Arsenalin por në fund “topçinjtë” punësuan Artetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Max Allegri është kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e United në fund të këtij sezoni, ndërkohë që sipas “Daily Mail” një kandidaturë tjetër për klubin nga Old Trafford për t’i besuar pankinën është edhe Maurizio Pochettino.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?