Manchester United më në fund arrin akordin final me yllin e Sportingut

Manchester United më në fund arrin marrëveshjen me Bruno Fernandes. Transferimi i kthyer në një telenovelë që nga vera e vitit të kaluar, duket se do të ketë një fund të lumtur.

Drejtuesit e Djajve të Kuq, kanë gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e Sportingut, ndërkohë që tashmë duhet të bindin edhe lojtarin. Klubi anglez do të paguajë 50 milionë euro për kartonin e lojtarit, i cili ndërkohë 150 mijë paund në javë.

Për Fernandes kishte interesim edhe nga Barcelona, por vetë futbollisti ka zgjedhur që të transferohet në “Old Trafford” teksa ditën e nesërme pritet që agjenti i tij të finalizojë marrëveshjen. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP