Manchester City bën gati sulmin e radhës për Messin, ja strategjia e tyre

Manchester City po përgatitet seriozisht për të marrë shërbimet e Leo Messit. Natyrisht, flitet për një operacion shumë të ndërlikuar, por “qytetarët” dëshirojnë të përfitojnë nga pakënaqësia e argjentinasit ndaj Barcelonës.

33-vjeçari, në të vërtetë, në takimin e parë me trajnerin e ri Ronald Koeman shprehu keqardhjen e madhe për situatën e klubit, duke sqaruar se për herë të parë në karrierë ndihet më shumë jashtë sesa brenda projektit.

Manchester City duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë “fair play financiar”. Mënyra e vetme për ta marrë atë kësaj vere (një vit para se t’i skadojë kontrata aktuale),  do të ishte pagesa e 700 milionë eurove të klauzolës së tij të lirimit. Një shpenzim i pamundur për këdo në Europë, por drejtuesit e klubit katalanas po shqyrtojnë hipotezën e shitjes së kapitenit për një shifër logjike të tregut dhe më pas t’i investojnë paratë për rindërtimin e ekipit.

 

 

SHKARKO APP