Mancini bën gati ftesën për Balotellin në Play-Offin e muajit mars
Italia rrezikon të mbetet jashtë Botërorit Katar 2022 dhe në muajin mars do të luajë Play Off-in, fillimisht përballë Maqedonisë e në rast suksesi, ndaj fitueses së çiftit Portugali-Turqi.
Sulmi do të duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Federico Chiesës dhe trajneri Mancini po shqyrton mundësinë e thirrjes së sulmuesit të Cagliarit, Joao Pedro, i cili përveç pasaportës braziliane, mban edhe atë italiane.
Mancini është gati t’i japë një tjetër shans, pasi do ta grumbullojë për turin tre ditor në periudhën 26-28 janar, ku do të verifikojë gjendjen e futbollistëve, para ndeshjeve të marsit.
SuperMario ka kërkuar vazhdimisht një shans të dytë në përfaqësuese dhe duket se tani ka ardhur momenti që të tregojë veten, duke ndihmuar të kaltrit të marrin një biletë për kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik në glob, Botërorin e Katarit.
KOHA JONË SONDAZH

