Mancini: Chiesa i tmerron kundërshtarët, Italia e EURO 2020 e hapur

Roberto Mancini, në prag të ndeshjes me Lituaninë, ka dalë para mediave dhe ka folur në lidhje me pikëpyetjet e shumta që ai ka për formacionin. “Po vlerësojmë gjendjen e Ciro Immobile dhe Andrea Belotti dhe do të kemi ide më të qarta nesër në mëngjes, pas seancës së fundit stërvitore.

Do të shohim gjendjen e tyre. Përdorimi i një nëntëshi fals si Federico Bernardeschi është akoma opsion”, tha fillimisht Mancini, i cili ka pikëpyetje edhe për linjën e djathtë. “Lorenzo Insigne luajti dy ndeshje të plota dhe do ta vlerësojmë nesër nëse do të luajë sërish.

Federico Chiesa është një nga ata lojtarë që mund të aktivizohet. Ai është në formë të mirë dhe shpërnda frikë te kundërshtarët. Ata gjithmonë i vendosin dy lojtarë për ta mbuluar atë. Chiesa është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, edhe pse nuk ishte në formën më të mirë në ndeshjen e fundit.

Lorenzo Pellegrini nuk mund të luajë në të djathtë të sulmit nga fillimi. Më vjen keq që nuk mund t’u jap dot të gjithë minuta, por ekipi për EURO 2020 është ende i hapur. Ata që nuk janë tani kanë ende shanse që të ftohen në kombëtare”, u shpreh Mancini.

SHKARKO APP