Mancini nuk e fsheh: Italia synon fitimin e kampionatit Europian!

Italia bëri një fushatë kualifikuese perfekte për në Europian duke i fituar të gjitha ndeshjet e grupit. Nga Riad ku ndodhet për të ndjekur nga afër finalen e Superkupës së Italisë, trajneri Roberto Mancini nuk ngurron që të tregojë objektivat.

“Ne do ta nisim për të fituar sepse jemi Italia. Të arrish që të fitosh Europianin pasi nuk je kualifikuar për në Botëror nuk është e thjeshtë. Gjithsesi ne besojmë në mundësitë tona dhe do të shohim se si do të shkojë.

Kur nis një turne duhet të synosh maksimumin, veçanërisht Italia që ka një të kaluar të madhe dhe dëshiron edhe një të ardhme të tillë. Superkupa? Sarri dhe Inzaghi janë dy trajner të zotë me dy module loje të ndryshme. Do të jetë një ndeshje e madhe, bukur t’i shohësh pas përballjes së dy javëve më parë”, deklaroi Mancini. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP