Mancini vendos rekorde me Italinë, ecuria deri tani është perfekte

Roberto Mancini i ka dhënë një tjetër fytyrë Italisë. Këtë e tregojnë emrat në fushë, por edhe statistikat. Mbrëmë skuadra e Mancinit arriti të fitojë pastër ndaj Bosnjës me shifrat 0-2 dhe të sigurojë kualifikimin për në Final Four që do të zhvillohet në Milano dhe Torino.

Kombëtarja “Axurre” ka regjistruar ka regjistruar ecurinë më të mirë në 14 vitet e fundit. E djeshmja ishte ndeshja numër 22, ku Italia nuk humbet. Në vitin 2006, kur trajneri ishte Marcello Lippi, të kaltrit regjistronin 25 ndeshje pa disfatë.

Një detaj interesant dhe shumë domethënës është fakti se Italia në formacionin e parë të ndeshjes së djeshme, për herë të parë pas 22 vitesh nuk kishte asnjë lojtar të Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?