Mancini: Zhgënjimi më i madh profesional, nuk është faji i lojtarëve

Roberto Mancini është shfaqur shumë i mërzitur pas humbjes së rëndë ndaj Maqedonisë së Veriut që solli dhe humbjen e shansit të fundit për të shkuar në Kupën e Botës. Strategu italian mori përgegjësit për këtë disfatë, ndërkohë që la të hapur mundësinë e një largimi të mundshëm.

“Nëse Kampionati Europian ishte kënaqësia ime më e madhe, ky ishte zhgënjimi im më i madh në nivel profesional. Gjëra të pabesueshme ndodhin në futboll. Disa ndeshje janë të tilla, është e vështirë të flasësh për lojën. Fitorja e Europianit ishte e merituar, por fati që kishim në Europian është kthyer në fat të keq.

Në dominuam grupin, por ndodhën dy situata, që zakonisht nuk ndodhin. Është e vështirë të thuash pse dhe si, më vjen shumë keq për lojtarët. Është një zhgënjim shumë i madh për të gjithë për të folur për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nivel njerëzor, unë i dua djemtë më shumë sesa në korrik. Kemi lojtarë të mirë që mund të kenë një të ardhme të shkëlqyer. Nuk është faji i presidentit dhe nuk është faji i lojtarëve. Unë jam trajneri, përgjegjësi i parë kur gjërat nuk shkojnë mirë në futboll. Po e vuaj shumë këtë gjë. Nuk e di pse ndodhemi këtu, kundër Zvicrës kemi bërë dy ndeshje të cilat duhet t’i fitonim. Me sa duket duhet të shkonte kështu”, tha Mancini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?