Mandzukic i thotë “po” Milanit, por kuqezinjtë marrin kohë

Mario Mandzukic kërkon të transferohet te Milani. Tashmë lojtar i lirë pas përvojës së shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe larg fushave që nga muaji mars, sulmuesi kroat mezi pret të rishfaqet në lojë. Ideja e kthimit në Serinë A e entuziazmon shumë, ashtu si mundësia për të luajtur me Ibrahimovicin.

Ai synon një kontratë gjashtëmujore, kohë gjatë së cilës duhet të provojë se është ende i aftë të konkurrojë në nivelet më të larta të futbollit europian. Nga ana e tij, klubi kuqezi nuk dëshiron të bëjë ndonjë lëvizje të nxituar, por ka marrë kohë për të vlerësuar mirë argumentet pro dhe kundër kësaj lëvizjeje.

Drejtuesit e Mlanit mendojnë se një figurë si ajo e kroatit mund të ketë ndikimin pozitiv në dhomën e zhveshjes. Gjithsesi, duhet parë me kujdes edhe gjendja e tij fizike.

SHKARKO APP