Mandzukic: Jam gati, unë dhe Ibra do të frikësojmë të gjithë!

Mario Mandzukic është prezantuar sot te Milani në një konferencë të gjatë për shtyp ku ka prekur shumë tema. Sulmuesi kroat i ka cilësuar të rinjtë e Milanit si luftëtarë.

“Isha duke u përgatitur për këtë mundësi prej disa kohësh. Ka një atmosferë të mirë në Milanello. Milani po bën një punë të shkëlqyer, duke qenë të parët në renditje. Dua të jem gati menjëherë për të ndihmuar ekipin.

Është një ekip i ri, por të gjithë janë luftëtarë të rinj. Gjithkush bën punën e tij. Unë jam një profesionist që gjithmonë jep gjithçka. Nëse të rinjtë më ndjekin unë jam i lumtur.

Jam stërvitur fort gjatë muajve të fundit. Nëse nuk do të ndihesha i gatshëm nuk do të kisha pranuar të vija në një klub të shkëlqyer si Milani. Padyshim që do të më duhen disa ditë për t’u njohur me shokët e mi të skuadrës, por unë jam i gatshëm të jap kontributin tim kur trajneri më thërret. Unë dhe Ibra do të japim eksperiencë dhe do ti frikësojmë të gjithë”, u shpreh Mandzukic.

SHKARKO APP