Mandzukic: Juve? Nuk më kishte ndodhur kurrë më pare …
Mario Mandzukic është prezantuar sot te skuadra e re në Katar, Al Duhail. Për kroatin kjo ishte një mënyrë e mirë për të folur edhe për vështirësitë që ka hasur te Juventusi në muajt në fundit.
“Kam luajtur në Europë për shumë vite, kam fituar shumë me skuadra të mëdha. Klubi më ka dashur me të vërtetë. Kam folur me presidentin, e dashuron futbollin dhe e mbështet me të vërtetë skuadrën. Kam patur kohë të mendohem.
Fakti që nuk jam aktivizuar ka qenë një gjë e re për mua, por kam qenë një luftëtar gjatë gjithë karrierës sime. Punoj shumë për të qenë në formë. Natyrisht më duhet kohë për t’u njohur me shokët e skuadrës, por ndihem mirë, po punoj shumë.
Nuk më pëlqen të flas për të kaluarën. Shikoj përpara. Kam thënë gjithçka që doja të thoja në rrjetet sociale, nuk dua t’i përsëris”, deklaroi Mandzukic.