Mandzukic në 48 orët e ardhshme mëson ekipin e ri

Pas 4 vite e gjysmë, aventura e Mario Mandzukic te Juventusi duket se do të marrë fund. Sulmuesi kroat është shumë pranë një transferimi në Katar. Fillimisht kalimi i tij ishte shumë pranë finalizimit në shtator, por nuk u arrit që të mbyllej për disa detaje.

Në fund Mandzukic preferoi që të qëndronte në Torino, edhe pse trajneri Sarri nuk e ka aktivizuar për asnjë minutë gjatë këtij sezoni, madje as duke mos e grumbulluar. Përgjigja përfundimtare për të ardhmen e tij do të mësohet në 48 orët e ardhshme.

Nëse dështon sërish transferimi në Katar, atëherë do të mendohet për rrugët që të dërgojnë te Milani ose Manchester United. Mandzukic ka shënuar 44 gola në 162 ndeshje me fanellën e skuadrës së Juventusit. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP