Mane do të jetë në Kupën e Botës, magjistarët do e ndihmojnë për tu rikuperuar nga dëmtimi

Sadio Mane do të jetë në listën e skuadrës së Senegalit për Kupën e Botës. Magjistarët do e ndihmojnë për ta rikuperuar nga dëmtimi që ka pësuar në ndeshjet e fundit te Bayerni.

“Ne do të përdorim magjistarët – tha Fatma Samoura, një drejtuese te Senegali dhe sekretare e përgjithshme e FIFA-s, para mikrofonave të Europe 1 – nuk e di nëse do të jenë efektive, por në këtë rast do t’i përdorim gjithsesi. Shpresojmë për mrekulli . Ai duhet të jetë i pranishëm”.

Një vend i tërë është në ankth për Mane, një futbollist shumë i dashur në vendin e tij, pasi ka investuar shumë për rrugë, shkolla dhe spitale. Senegali do ta nisë Kupën e Botës ndaj Holandës, ndërkohë që këtë shtunë Mane do të kryejë të tjera kontrolle te Bayerni për të pasur një tablo më të qartë të shkallës së dëmtimit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?