Mane drejt largimit nga Liverpooli, Bayerni i ofron kontratë 3-vjeçare

Sadio Mane me shumë mundësi do të largohet nga Liverpool në përfundim të këtij sezonit, edhe pse ka edhe një vit kontratë.

Sulmuesi senegalez është shprehur se do të flasë pas finales së Champions League, ndërkohë nga ana tjetër Bayern Munich ka lëvizur.

“L’Equipe” shkruan se 10 ditë më parë Hasan Salihamidzic ka pasur një takim me përfaqësuesit e Mane dhe ka marrë si përgjigje që sulmuesin e tërheq kjo ide.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sulmuesin është gati një kontratë e vlefshme për tre vite, ndërsa Liverpool do të përfitojë 30 milionë euro për kartonin e tij. Ai mund të jetë përforcimi i duhur për sezonin e ardhshëm, duke parë zërat në merkato që flasin për një largim të Gnabry.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?