Mane fiton për herë të 6-të radhazi çmimin “Lojtari Afrikan i Vitit”
Sadio Mane fiton çmimin “Lojtari Afrikan i Vitit” për të dytin sezon. Në një ceremoni të zhvilluar në Rabat të Marokut, sulmuesit të Bayern Munich i është dorëzuar trofeu.
30-vjeçari që u shpall kampion i kontinentit me Senegalin dhe siguroi të drejtën e pjesëmarrjes në Kupën e Botës, realizoi penalltinë vendimtare në finalen e Kupës së Afrikës kundër Egjiptit duke i dhuruar për herë të parë vendit të tij një trofe kaq të rëndësishëm.
Çmimi “Lojtari Afrikan i Vitit” rikthehet tre vite pas bllokimit të pandemisë ndërsa në këtë garë Mane mundi Edouard Mendy dhe Mohamed Salah.
“Jam shumë i lumtur për këtë trofe. Falënderoj popullin senegalez të cilit ia dedikoj”, u shpreh ish-sulmuesi i Liverpool që do ta vazhdojë karrierën në Bavari.