Mane: Jam i lumtur te Bayerni, por duhet kohë që të përshtatem

Sadio Mane ende nuk ka mundur të përshtatet plotësisht te Bayerni. Sulmuesi senegalez në një intervistë të dhënë së fundmi, e ka pranuar se nuk është e thjeshtë të ndryshosh ambient dhe kampionat.

“Të ndryshosh klubet nuk është e lehtë. Në Angli kam pasur gjashtë vite shumë pozitive, dy në Southampton dhe pjesën tjetër në Liverpool. Tani unë jam në një vend të ri dhe gjithçka është ndryshe, njerëzit, modelet e lojës, gjithçka …

Unë ende duhet të përshtatem, e dija dhe kjo nuk më befasoi. Po ndodh pikërisht ajo që prisja. Bayern më priti shumë mirë dhe këtu ndihem shumë i lumtur”, deklaroi Mane për UEFA-n.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mane në këtë fillim sezoni deri më tani ka realizuar 6 gola në 12 ndeshje me ekipin bavarez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?