Mane lë jashtë Botërorit Salah, fiton sërish me penallti (VIDEO)

Egjipti nuk do të jetë në Kupën e Botës, “Katar 2022”. Ashtu si në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, Sadio Mane realizoi penalltinë e fundit, duke lënë jashtë eventit madhor të këtij fund viti shokun e tij të skuadrës te Liverpooli, Mohamed Salah.

Egjitpti nuk arriti ta ruante epërsinë minimale të ndeshjes së parë, duke u mundur 1-0 në takimin e kthimit, ku golin e vetëm në 120 minuta lojë e realizoi Dia që në minutën e tretë.

Për të përcaktuar biletën e dytë afrikane për në Botëror skuadrat iu drejtuan goditjeve të penalltive, që nisën më të keqe të mundshme për të dyja skuadrat. Për të dytën herë radhazi, Salah dështon përballë Manesë pikërisht në ruletën e penalltive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?