Mane: Ronaldo e Messi janë monstra, jam larg tyre!

Sulmuesi i Liverpool-it, Sadio Mane vijon të jetë protagonist në ekipin e tij. Senegalezi i dha fitoren “Redsave” në ndeshjen kundër Aston Villës me një gol dhe asist, ndërsa zërat për topin e artë nuk e kanë shpërqendruar.

 

Ai mendon se është ende shumë larg Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. “Ata janë monstra. Unë mendoj se jam ende shumë larg tyre. Siç e kam thënë do të bëj gjithçka që t’u afrohem sado pak atyre. Nominimi për ‘Topin e Artë’ është një ëndërr që e kam pasur që fëmijë”, – tha sulmuesi i Liverpoolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mane është futbollisti më i mirë në Senegal, teksa vlerësimet për të nuk kanë munguar pas fitimit të Championsit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?