“Maniku” Conte: U shpjegoj lojtarëve edhe se si të bëjnë seks!

Antonio Conte është një trajner që i pëlqen të bëjë çdo gjë në perfeksion. Strategu italian së fundmi ka dhënë një intervistë për gazetën “L’Equipe” ku ka shpjeguar metodologjinë e tij të punës dhe konceptin mbi futbollin.

 

“Kompeticioni është një beteje, ndaj duhet të shkosh që të luftosh dhe nuk ka asnjë arsye për të qeshur apo për të qenë i kënaqur. Jam shumë i përqendruar në faktin se në fund vetëm një qëndron në këmbë. Kjo mënyrë e punës do më bëj që ta mbyllë shpejt karrierën, sepse e jetoj kohë plotësisht”, tha strategu italian.

Conte është i njohur si maniak i detajeve, teksa shkon deri aty sa u jep këshilla lojtarëve edhe për raportet seksuale.

“Në periudhën e kompeticioneve, raporti nuk duhet të zgjasë shumë, duhet bërë sforco me e pakët e mundshme, madje të qëndrosh edhe poshtë partneres”, ka këshilluar ish-trajneri i Italisë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP