Manipuluan tamponët e Covidit, Prokuroria nis hetimin ndaj Lazios

Lazio dhe Claudio Lotito janë nën akuzë për manipulimin e tamponëve të Covid-19. Në ditët e fundit klubi bardhekaltër ka qenë në kaos për shkak të ndryshimeve të analizave, me lojtarë si Strakosha, Immobile e Lucas Leiva që në testet e UEFA-s kanë rezultuar pozitivë ndërsa në ato të një laboratori privat në Avellino kanë rezultuar negativë, me trajnerin Simone Inzaghi që i aktivizoi Leivan dhe Immobilen në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Torinos.

Pas të gjitha këtyre ndodhive, mësohet se prokuroria ka dhënë urdhër të nisin hetimet dhe policia gjyqësore ka zbritur në terren. Qendra stërvitore e Lazios në Formello dhe laboratori “Futura Diagnostica”, ku klubi ka kryer testet në mënyrë private, janë vizituar dhe janë ekzaminuar nga hetuesit.

Në ditët në vijim do të ketë edhe një vendim rreth kësaj situate, teksa te Lazio tani duhet të kryqëzojnë gishtat për shkak se nga raportimet e fundit, thuhet se rrezikohet edhe përjashtimi nga Serie A. Strakosha, Lucas Leiva dhe Ciro Immobile nuk do të jenë sot ndaj Juventusit. Gardiani shqiptar nuk është grumbulluar as në kombëtare për ndeshjet e nëntorit.

SHKARKO APP