Manovrat e Juventusit në merkato/ Morata drejt Arsenalit, Milinkovic-Savic te “Zonja”

Në shtëpinë e Juventus ka nisur puna për të projektuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Paulo Dybala është një nga futbollistët që pritet të largohet, por së bashku me të edhe Bernandeschi. Mediat italiane së fundmi njoftojnë se një tjetër lamtumirë mund të jetë edhe nga Alvaro Morata. Për momentin, ekziston mundësia që bardhezinjtë të mos e paguajnë shifrën prej 35 milionë eurosh për të blerë kartonin e tij, pasi kanë paguar dy sezone nga 10 milionë euro për huazimin e spanjollit.

Për këtë të fundit, në Angli bëjnë me dije se Arsenal do të ishte i gatshëm për të kënaqur Atletiko Madrid dhe të marrë shërbimet e qendërsulmuesit. Sa i përket emrave në hyrje, në kampin bardhezi të dhënat janë se Milinkovic Savic preferon Juventusin si hap të radhës në karrierën e tij.

“Il Messagero”, shton se Real Madrid është ëndrra e madhe e mesfushorit, Juventus do të ishte gjithashtu një zgjedhje e preferuar duke qenë se do ta afronte me vëllain e tij, Vanja, në Torino.  Gjithashtu në skuadër do të ishte me mikun e tij më të mirë, Dusan Vlahovic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kartoni i tij vlerësohet rreth 80 milionë euro, por Juventus mund ta reduktonte duke përfshirë në tratativa me Lazion emra si Rovella, Luka Pellegrini dhe Rugani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?