Maqedonia e Veriut 45 minuta larg historisë, Alioski shënon super gol (VIDEO)

Maqedonia e Veriut është shumë afër një fitoreje historike që do ta kualifikonte për herë të parë në fazën play-off në eliminatoret e një Botërori.

Pas kualifikimit në Europian, Maqedonia e Veriut është afër një tjetër arritjeje historike. Kjo pasi në minutën e 7-të zhbllokoi shifrat ndaj Islandës duke marrë epërsinë falë golit të një shqiptari, Ezgjan Alioskit, i cili realizoi një gol shumë të bukur ndaj ishullorëve, duke i dhënë avantazhin 1-0 Maqedonisë së Veriut.

Nëse arrin të ruajë fitoren, Maqedonia e Veriut do ta mbyllë grupin në vendin e 2-të dhe të kualifikohet në play-off.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?