Maqedonia e Veriut sfidë historike me Gjeorgjinë për një biletë për në Europian
Maqedonia e Veriut do të sfidojë Gjeorgjinë për biletën që vlen finalet e Kampionatit Evropian, të zhvendosur në vitin e ardhshëm. Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski, do të kërkojnë të lënë edhe një herë tjetër gjurmë kuqezi në Evropian pavarësisht se përfaqësojnë një tjetër komb.
Kombëtarja maqedonase mundi pikërisht dardanët e Kosovës, më 10 tetor, për mbërritur në finale dhe tashmë kërkon të shkruajë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian të futbollit.
Përballë tyre është Gjeorgjia, rival aspak i panjohur, teksa të dy këto përfaqësuese u pozicionuan në të njëjtin grup këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Gjeorgji-Maqedoni e Veriut luhet në Tbilisi, në orën 18:00, ndërkohë për një biletë në finalet e Evropianit luftohet edhe në sfidat Hungari-Islandë, Irlandë e Veriut-Sllovaki si dhe Serbi-Skoci.