Maradona: Messi idhulli im, qante si fëmijë kur humbëm 4-0
“Nuk do ta kritikoj më Messin, për mua është një jë idhull, ashtu si unë për Benja-n dhe babain e tij Sergio Aguero. Këto janë fjalët e Diego Armando Maradona në një intervistë të dhënë për “Tyc Sports” duke folur për raportin me numrin 10 të blaugranëve.
Pas humbjes 4-0 me Gjermaninë e pashë të qante si fëmijë. Ai po qante në dush, ndërsa të tjerët, që supozohej të ishin liderët e ekipit, tashmë po kërkonin një fluturim të hershëm për t’u kthyer në shtëpi.
Mbaj mend që, pas asaj humbjeje, ishte njëri nga La Plata që po kërkonte një avion për t’u kthyer, ndërsa Messi po qante. Këto nuk janë gjëra që m’i kanë thënë, por i kam parë vetë me sy”, deklaroi Maradona.