Maradona: Ndihem mirë, dua të kthehem në shtëpi!
“Jam mirë dhe dua të kthehem në shtëpi”. Këto kanë qenë fjalët e para të Diego Armando Maradonës pas ndërhyrjes kirurgjikale në tru, për eksportuar një masë gjaku të mpiksur, që mund t’i rrezikonte jetën.
Maradona ka shfaqur gjendje konfuze psikolgjike, e cila mund të lidhet me faktin që 60-vjeçari nuk është ushqyer gjatë periudhës së fundit, sepse nuk kishte aspak oreks, gjendje që mjekët e lidhin me varësinë ndaj alkoolit.
Në këtë mënyrë argjentinasi do të vijojë të qëndrojë i shtruar në klinikën në fjalë edhe për një periudhë kohe deri në çastin kur mjekët të vendosin që nuk ka më rrezik për ndërlikime të rëndësishme. Diego u shtrua të hënën me shenja anemie, depresioni dhe i dehidratuar, përpara se skaneri të zbulonte mpiksjen e gjakut në tru.