Maratona e Divjakës, garues të shumtë nga Franca dhe nxënës të gjimnazeve

Divjaka ishte epiqendra e një maratone ndryshe, teksa 100 garues të moshave të ndryshme nga Franca, por edhe nxënës të shkollave të mesme, demostruan aftësitë fizike në parkun kombëtar. Atleti Adrien Penalba vendosi edhe kohën më të mirë, duke përshkruan 12 kilometra për 54 minuta e 19 sekonda.

”Ishte një garë shumë e mirë dhe për këtë falenderoj organizatorët. Më pëlqeu shumë moti, pasi garuam me diell. Të lumtur që erdhëm këtu”,-tha një garues francez. ”Natyra është shumë e bukur, pashë edhe lagunën. Mund të them se është pak nxehtë, por sinqerisht një vend shumë shumë i bukur. Organizimi ka qenë perfekt, duke nisur nga gara, muzika dhe atmosfera”,-u shpreh një garuese franceze.

Itinerari përfshinte kalimin në pyll, duke nisur nga shtegu i Vaut dhe deri në lagunë. ”Një nga perlat, një nga kartolinat më të bukura, që Shqipëria mund të prezantohet jo vetëm këtu, por në të gjithë botën”,-u shpreh Leonard Pepo, sekretar i shoqatës ”Maraton Albania”. Organizatorët besojnë se aktivitete të tilla i japin një provim shumë të madh parkut kombëtar të Divjakë-Karavastë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?