Marchisio: Disa lojtarë s’e kanë kuptuar se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventusit

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka analizuar krizën e bardhezinjve në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke sjellë kritika të forta ndaj mënyrës se si është ndërtuar skuadra gjatë viteve të fundit.

“Prej dy-tre vitesh po gabohen hapat në ndërtimin e ekipit. Sa herë në historinë e saj Juventusi ka shkarkuar trajnerin në muajt e parë? Dhe sa herë janë ndryshuar drejtuesit vetëm pas një sezoni?”

Marchisio ndaloi edhe te çështja e lidershipit në grup, duke u shprehur hapur për mungesën e sakrificës nga disa lojtarë: “Jo, problemi nuk është te lidershipi. Thjesht duhet më shumë nga të gjithë. Më duket sikur ka futbollistë që ende nuk e kanë kuptuar çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jonathan David futet në lojë dhe ecën, pa shpirt gare. Kur je te Juventusi në një moment të vështirë, duhet një qëndrim krejt tjetër. Këtë sheh sot tifozi: shumë prej tyre nuk po japin atë që duhet.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?