Marchisio i jep lamtumirën futbollit: Ja pengjet më të mëdha në karrierë (VIDEO)

Claudio Marchisio i jep zyrtarisht lamtumirën futbollit të luajtur. Në moshën 33-vjeçare ish-mesfushori i Juventusit ka zyrtarizuar tërheqjen në një konferencë për shtyp në “Allianz Stadium”.

 

“Doja ta bëja këtë lajmërim në shtëpinë time, ku kam jetuar momente të pabesueshme. Kam patur oferta, por nuk mund të jepja atë që doja dhe duhej të respektoja veten time. Nëse nuk mund të japësh maksimumin në fushë, është e drejtë që të heqësh dorë. Kam fituar shumë më shokët e mi dhe këto emocione do të më mbeten përgjithmonë.”

Do të më duhet pak kohë për të kuptuar se ku mund të jem i dobishëm në botën e futbollit. Nuk e përjashtoj mundësinë për t’u bërë trajner apo drejtues. Pengu më i madh është fakti se nuk munda të fitoj Championsin. Edhe mosfitimi i Europianit me Italinë është një tjetër peng. Do të doja të rilaja edhe njëherë finalen e Berlinit me Barcelonën”, deklaroi Marchisio.

SHKARKO APP