Marchisio shpërthen sërish: Ti që ke dalë nga shtëpia pa arsye, je një plehrë

Claudio Marchisio vazhdon betejën e tij personale në rrjetet sociale kundër atyre që thyejnë direktivat e qeverisë për të luftuar emergjencën koronavirus.

“Ti që del nga shtëpia, nuk të duket vetja një m*t?”, kishte shkruar ish-mesfushori i Juventus pak ditë më parë në Instagram, duke postuar foton e infermieres së shembur mbi tavolinë në përfundim të turnit të punës.

Tani, Marchisio kthehet në sulm me një tjetër postim të ashpër: “Ti që sot ke dalë pa një motiv të vlefshëm, bravo je një plehrë. #unëqendrojnështëpi”, ka shkruar mesfushori.

SHKARKO APP