Marcus Rashford-it i del babai biologjik në publik: Unë nuk e braktisa!

Michael Boye Marquaye, ish-futbollist i përfaqësueses së Ganës pretendon se është babai biologjik i “yllit” të Manchester United, Marcus Rashford. Në një lidhje me stacionin radiofonik ganez, “Starr FM”, ai i befasoi të gjithë me deklaratën e tij: “Marcus Rashford është djali im dhe ai e di këtë. Edhe pse ne nuk jemi takuar për njëri-tjetrin për disa vjet.”

Sipas Michael Boye, i cili është 65 vjeç dhe jeton në Angli, futbollisti i famshëm i “Djajve të Kuq” ishte rezultat i një marrëdhënieje që ai kishte pasur me Melania Rashford, 22 vjet më parë.

“Marcus u zemërua sepse ai mendon se unë e braktisa, por nuk ishte kështu”, shpjegoi Michael Boye. Marcus, i cili lindi në vitin 1997 në Wythenshawe, mendohej se ishte djali i Joseph dhe Melanie Rashford.

Michael Boye argumenton se ai e ka zbuluar këtë sekret për të njoftuar botën për rrënjët ganeze të Rashfordit, i cili luan për përfaqësuesen e Anglisë

SHKARKO APP