Maresca vlerëson Aston Villën dhe konfirmon Palmerin gati për 90 minuta
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Aston Villën. Ai vlerësoi kundërshtarët, duke theksuar se po zhvillojnë një sezon fantastik dhe kanë një stil loje shumë të qartë. Maresca shtoi se ekipi i Aston Villës aktualisht gëzon vetëbesim të lartë, një element kyç për çdo skuadër futbolli.
Lidhur me gjendjen fizike të Cole Palmer, trajneri konfirmoi se lojtari është gati të luajë 90 minuta të plota. Ai shpjegoi se Palmer ka bërë progres të dukshëm, duke luajtur 60 minuta kundër Evertonit dhe më shumë se 70 minuta ndaj Newcastle, duke treguar se është në formë optimale.
KOHA JONË SONDAZH

