Mario Baloteli kthehet te Raffaella, por jo tek Inter (Foto)a
Mario Balotelli ishte përfshirë në merkato deri në ditën e fundit, për një lëvizje të mundshme, por ai nuk është shqetësuar fare në lidhje me zërat që qarkullojnë mbi të ardhmen e tij, pasi gjeti rastin të kalojë një mbrëmje me ish-të dashurën Raffaella Fico dhe vajzën e tyre, Pia. Balotelli nuk e ka gjetur ende formën e tij më të mirë, pas kthimit në Angli, kur iu bashkua Liverpulit. Lojtari i kombëtares së Italisë ka shënuar vetëm dy gola, një në Champions League dhe një Capital One Cup, por ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetë në Premier League. Gjatë janarit ai ishte përfolur mbi një lëvizje dhe rikthim të mundshëm në Itali, por duket se nuk qenë i prekur nga ethet e merkatos teksa kaloi orë të tëra në restorantin “San Carlo” , në Manchester. Në dhjetori ish-trajneri i Manchester Siti që drejton aktualisht Iner, Roberto Mançini, tha se interesohej për shërbimet e tij, por rikthimi i Balotellit në Seria A gjatë janarit nuk ndodhi. Javën e kaluar agjenti i Balotelli, Mino Raiola, theksoi se sulmuesi është shumë i zhgënjyer nga koha që kur ka kaluar me Liverpul, por shtoi gjithashtu se ai nuk ka plane të afërta për një largim të mundshëm. – “Kjo është hera e parë që bëj deklarata të tilla për një lojtar. Ai po kalon një periudhë të vështirë, që nuk e ka përjetuar më parë. Tek Liverpul nuk ka hapësirat e duhura.” – shtoi agjenti i Balotelli, që shtoi se lojtari e ka humbur ritmin në tetë javët e fundit. Këngëtarja Raffaella e Balotelli u takuan në fund të vitit 2011 dhe në verë të vitit 2012, ajo lindi vajzën Pia. Raffaella festoi 27 vjetorin e lindjes gjatë javës së kaluar dhe lëshoi albumin e saj të parë “Rush” gjatë muajit tetor të vitit të kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

