Mario Mitaj luan titullar te Al-Ittihad, por me një tjetër rol në fushë
Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, ishte titullar në ndeshjen e fundit të AFC Champions League, ku skuadra e Al‑Ittihad triumfoi bindshëm 1-4 në transfertë ndaj Al‑Sadd.
Trajneri Sérgio Conceição vendosi t’i besojë shqiptarit nga minuta e parë, duke e aktivizuar në një rol më të avancuar se zakonisht. Ky ndryshim pozicioni u vu re gjatë gjithë sfidës, me Mitajn që kontribuoi si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve.
Pas përfundimit të takimit, paraqitja e 22-vjeçarit u vlerësua me notën 7.2, një tregues pozitiv në një sezon që deri tani ka pasur luhatje për të. Në disa ndeshje të këtij edicioni ai nuk ishte as pjesë e listës, por largimi i disa futbollistëve të huaj nga skuadra saudite ka hapur më shumë hapësira për mbrojtësin kuqezi.
Mitaj ndodhet në sezonin e tij të dytë me klubin dhe, nëse vazhdon me këtë ritëm, pritet të fitojë gjithnjë e më shumë minuta dhe rol të rëndësishëm në formacion.
KOHA JONË SONDAZH

