Mario Mitaj në formacionin më të mirë të kualifikuese të Botërorit

Me përfundimin e fazës kualifikuese të Botërorit 2026, analizat individuale për paraqitjet e lojtarëve me ekipet e tyre kombëtare kanë nisur të marrin vëmendjen kryesore.

Platforma e njohur e statistikave SofaScore ka publikuar formacionin ideal të kësaj periudhe, ku ndër emrat elitarë të futbollit europian spikat edhe një shqiptar.

Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, është renditur mes më të mirëve në rolin e mbrojtësit të majtë, falë një serie paraqitjesh mbresëlënëse që i kanë siguruar notën e lartë 7.62. Ky vlerësim vjen si dëshmi e progresit të vazhdueshëm të tij dhe rolit të rëndësishëm që ka marrë në skuadrën e Sylvinhos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni ideal i përzgjedhur nga SofaScore përfshin lojtarë nga elita botërore:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Portë: Kelleher

– Mbrojtje: Cancelo, van Dijk, Burn, Mitaj

– Mesfushë: Odegaard, Pedri, Kevin De Bruyne

– Sulm: Olise, Doku, Mbappé

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?