Mario Mitaj rikthehet në maj, do të jetë gati për sfidën me Serbinë

Mario Mitaj mungoi në sfidat e muajit mars për kombëtaren tonë për shkak të një dëmtimi. Në Arabinë Saudite bëjnë me dije se lojtari i Al Ittihad do të jetë gati në muajin maj, për t’i dhënë një dorë skuadrës, në ndeshjet e fundit të kampionatit.

Në këto kushte, Mitaj pritet të jetë në dispozicion të Sylvinhos, për sfidat e qershorit me Serbinë në shtëpi dhe Letoninë në transfertë,  të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

21-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skemave të Sylvinhos, me futbollistin që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për përfaqësuesen  deri tani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?