Markat sportive në garë për Haaland, 20 mln paund në vit për të qenë sponsor i sulmuesit
Futbollisti i fundit që përfundoi në syrin e tre kompanive sportive të prodhimeve sportive, Nike, Adidas dhe Puma, është Erling Haaland, i Manchester Cityt që po shijon një sezon prej 33 golash në 33 ndeshje.
Qëkur ishte 14 vjeç, Haaland sponsorizohej nga Nike. Kontrata përfundoi në Janar të vitit 2022, ndërsa tashmë pret ofertën më të mirë nga këto 3 kompani të mëdha. Nga partneriteti i ri mund të vijë një marrëveshje prej rreth 20 milionë paund në sezon. Konkurrenca është e ashpër, veçanërisht nga Adidas.
Nga ana tjetër, Puma është sponsor i Manchester City. Haaland ka vendosur të vazhdojë me Nike. Puma ka hequr dorë pasi ka nënshkruar me shokun e skuadrës Jack Grealish, duke e rrëmbyer atë nga Nike.