Maroku befason Belgjikën, fiton me dy gola dhe ndez shpresat për kualifikim (VIDEO)

Maroku mori një fitore të madhe 2-0 ndaj Belgjikës duke rindezur shpresat për kalimin e turit, për t’i dhënë një goditje të fortë skuadrës belge.

Skuadra e Martinez e nisi më mirë ndeshjen duke u shfaqur shumë rrezikshëm në minutat e para me një shans shumë të mirë që pati Batshuayi, por tentativa e tij pasi u devijua përfundoi jashtë kuadratit.

Me kalimin e minutave, Maroku fitoi më shumë terren. Në minutën e 35-të, Achraf Hakimi me një inkursion shumë të mirë në krahun e djathtë, goditi shumë fortë, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën e portës së Courtois.

Maroku vijoi lojën e mirë edhe në pjesën e dytë, ku dhe do të gjente golin e avantazhit. Në minutën e 73-të, Abdelhamid Sabiri godet mjaft mirë nga goditja e dënimit në pozicion të prirët duke befasuar portierin Courtois. Belgjika tentoi të reagonte duke aktivizuar dhe Lukakun, por në fakt do të pësonte një tjetër gol në shtesën e ndeshjes.

Hakim Ziyech dhuron një asist për Zakaria Aboukhlal, sulmuesi i Toulouse, i cili mposhti Courtois.

SHKARKO APP